Komisioni Europian i qëndron me këmbëngulje premtimit për të cuar përpara perspektivën europiane të Tiranës dhe Shkupit. Kjo ishte një ndalesë e rëndësishme në fjalën e presidentes Ursula von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin slloven, Janez Jansha.

 

PRESIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN

“Njësoj si Sllovenia, Komisioni Europian është plotësisht i përkushtuar të mbështesë rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor. Ne gjithashtu jemi të përkushtuar që të bëjmë progres në procesin e zgjerimit të unionit duke hapur zyrtarisht negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mirëpres samitin e BE-së me ballkanin perëndimor që ju keni planifikuar të mbani gjatë presidencës tuaj dhe do të punojmë së bashku në vazhdimësi për rimëkëmjen dhe qëndrueshmërinë afatgjate të rajonit.”

 

Ndërkohë, kryeminisitri Jansha theksoi se çështja e zgjerimit në gjashtë muajt e ardhshëm, do të shqyrtohet si një përgjigje strategjike ndaj situatës në union dhe botë.

 

JANEZ JANSA

KRYEMINISTER I SLLOVENISE

“Sllovenia do të sigurojë që e ardhmja të diskutohet jo vetëm nga përfaqësuesit më të lartë politikë të vendeve, por edhe nga shoqëria e gjerë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Nuk ka patur zgjerim të BE-së në dekadën e fundit për shkak të krizave, madje ka patur një tkurrje. Por tani e dimë që nëse unioni nuk zgjerohet, dikush tjetër do të zgjerohet. Presidenca Sllovene do të organizojë një samit europian mbi Ballkanin Perëndimor së bashku me qeveritë e rajonit.”

 

Komisionerët europianë më herët gjatë ditës, zbarkuan në Slloveni për të shenjuar marrjen e presidencës gjashtë mujore të këshillit, pas Portugalisë. Kjo është hera e dytë pas 13 vitesh që ky vend merr lidershipin trio, sërish në një kohë krize. Në vitin 2008 bota po përballej me një krizë të rëndë ekonomike, ndërsa këtë vit rimëkëmbja nga pandemia e koronavirusit është fokusi kryesor i unionit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *