Subscribe

Përfaqësuesit e katër partive kryesore ne Maqedoni, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, takohen ketë te marte per te vazhduar bisedimet mes tyre per afrimin e qëndrimeve dhe gjetjen e rrugëzgjidhjeve per daljen nga kriza e tejzgjatur politike. Sipas mediave, mendohet se bisedimet shtese rezulton te jene pjese e rekomandimeve te sjellja ne Shkup nga ndihmës sekretarja amerikane e shtetit viktoria Nuland. Paralelisht me kushtet flitet për datën 13 nëntor, si një nga opsionet për mbajtjen e zgjedhjeve si dhe për Dhomat Speciale te Gjykatës dhe Ministrisë së Brendshme. Takimi i se hënës, pas ndërhyrjes se zyrtares se larte amerikane u mbyll pa nje marrëveshje per reformat ne media dhe pastrimin e listës zgjedhore. Palët shqyrtuan për më tepër se tre orë të hënën propozimet e shtruara në tavolinën e negociatave ku të pranishëm ishin edhe ambasadori i SHBA-ve Xhes Bejli dhe ai i BE-së Aivo Orav. Sipas këtij te fundit, negociatat kane shënuar progres, edhe pse ende nuk ka nje marrëveshje përfundimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *