E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Negociatat për fundin e luftës, Rubio pas bisedimeve Shba- Ukrainë: Jemi optimistë për arritjen e marrëveshjes

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio (majtas) me shefin e delegacionit të Kievit, Rustem Umerov.
Ilustrim · Vizion Plus

Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas u takuan në SHBA të dielën për të vijuar përpjekjet për të vendosur në një rrugë drejt paqes Kievin dhe Moskën.

Nga pala amerikane ishin të pranishëm Sekretari i Shtetit Marko Rubio dhe dplomatët Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ndërsa nga Ukraina mbërriti delegacioni i ri i udhëhequr nga ish-ministri i mbrojtjes Rustem Umerov. Sipas raportimeve nga të dyja palët bisedimet në Florida ishin produktive.

“Ne vazhdojmë të jemi realistë për sa e vështirë është kjo, por optimistë, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se ekziston një vizion i përbashkët këtu që kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfundimin e luftës. Bëhet fjalë për sigurimin e së ardhmes së Ukrainës, një të ardhme që shpresojmë të jetë më e begatë se kurrë më parë”, tha Rubiu.

Diskutimet vijnë pas një sërë negociatash të reja rreth një propozimi amerikan i cili i kërkon Ukrainës të bëjë lëshime të rëndësishme, përfshirë lëshim territori.

Një sërë diskutimesh pritet të mbahen edhe këtë të hënë me dyshen amerikane, Witkoff-Kushner që do të udhëtojnë drejt Moskës dhe presidentin ukrainas Zelensky që do të mbërrijë në Paris për tu takuar me Macron.

Pozicioni i Ukrainës në bisedime po shihet i vështirë duke marrë parasysh edhe tensionin brenda vendit pas një skandali korrupsioni që ka përfshirrë zyrtarë të lartë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh