E enjte, 24 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Negociatat me Serbinë/ Milo: Do të jetë “patate” e nxehtë

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo teksa fliste për negociatat e mundshme midis Kosovës dhe Serbisë, u shpreh se kjo çështje, sërish do të jetë një “patate” e nxehtë në duart e qeverisë së ardhshme.

Negociatat e mundshme dhe qasja e qeverisë së ardhshme “Albin Kurti”, po e marrim fakt të kryer, ndaj tyre, do të jetë përsëri një “patate e nxehtë” në duart e politikës së Kosovës.

Alban Dudushi: Të bën përshtypje fakti që asnjë nga partitë, jo vetëm Albin Kurti, në fushta elektorale nuk e ka përmendur këtë çështje?

Paskal Milo: Po, edhe pse? Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Sepse nuk kanë ditur çfarë t’u thonë shqiptarëve se është shumë delikate.

Reklamë

Alban Dudushi: Nuk kanë ditur, apo nuk duan?

Paskal Milo: Nuk duan, sepse nuk janë të përgatitur se ç’qasje do të mbajnë…

Më shumë video

Reklamë