Kur kanë mbetur më pak se katër muaj nga zgjedhjet politike të 25 prillit, opozita po vendos mënyrën sesi do të përfaqësohet në garën elektorale. Por, një marrëveshje me aleatin historik , demokratët duket se do e kenë të vështirë. Para se të futej në selinë blu, Fatmir Mediu bëri publike për mediat 36 kandidatët e Partisë Republikane për Tiranën. Fundi i kësaj jave do të jetë vendimtare nëse PR do marrë marrëveshjen që do apo do dalë me listën e saj në zgjedhje.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kryerepublikani, Fatmir Mediu ka treguar se në ç’fazë është në bisedimet me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

 

Fatmir Mediu: Qëllimi i Partisë Republikane është që të ndërtojë një koalicion funksional, dhe besoj që edhe z.Basha dhe përfaqësuesit e tjerë të PD-së kanë arritur ta kuptojnë këtë marrëdhënie.

Alban Dudushi: Atëherë ku ka ngecur historia?

Fatmir Mediu: Akoma s’e kemi përfunduar, këtu ka ngecur. Domethënë, shpresojmë që të përfundojë sa më shpejt.

Alban Dudushi: Jeni duke diskutuar? Cila është qasja e tyre në këtë drejtim? Sepse, akti juaj në konventë…

Fatmir Mediu: Atëherë, kur mua më thuhet ‘çfarë do?’ nuk më duket normale. Kur më thua ‘hajt t’përcaktojmë kriteret’ dhe ajo çka vjen, vjen nga kriteret, mua më duket një negociatë e drejtë.

Alban Dudushi: Atëherë, deri tani jeni akoma tek ‘çfarë do’?

Fatmir Mediu: Tek ideja se ‘çfarë do’, dhe unë e kam të vështirë të them çfarë dua, sepse unë e kam më kollaj të them që hajde të kontribuojmë sëbashku për të ndërtuar diçka, sepse më jep dhe mua  motiv për të bërë atë çka duhet bërë. Bashkëpunimi nuk fillon nga ideja që dikush është më lart, apo dikush është më poshtë. Padyshim, që peshat janë të ndryshme, por secili duhet të ndjehet relevant në një garë elektorale dhe në një marrëdhënie politike, për të krijuar dhe një kuptim të përbashkët dhe sinergji e cila vlen. Unë kam 30 vjet, jetë politike, ju e dini, dhe e njoh lidershipin politik të Partisë Demokratike, marrëdhëniet e brendshme, janë miqtë e mi, ashtu si dhe shumë miq të tjerë të Partisë Demokratike që nuk kanë qenë lidership, por na kanë dhënë ne këtë autoritet dhe këtë mundësi që të presin sot nga ne. Dhe duke qenë kështu, unë mendoj që është shumë e rëndësishme që secili të mos shikojë ku e ka qoshen e vet. Kjo do ishte në dëm të PD-së. Nuk është çështje e vendit të Fatmir Mediut, është çështja e një vote në Has, e një vote në  Gjirokastër e PR-së që duhet të shkojë në favor të PD-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *