Subscribe

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me autorizimin për zgjidhjen e çështjes së detit me Greqinë.

 

Në fjalën e tij Meta ta ka theksur se gjatë vizitës së fundit të ministrit grek në Tiranë nuk ka patur asnjë takim midis tyre dhe as dakordësi për këtë çështje.

 

“Më 23 maj ministri grek i punëve të Jashtme, Dendias, realizoi një vizitë zyrtare në Shqipëri, duke u takuar ministren e Jashtme shqiptare dhe kryeministrin.

Dua të sqaroj se nga pala greke apo nga Ministria jonë e Jashtme nuk është kërkuar realizimi i asnjë takimi të Ministrit Dendias me Presidentin. Pas mbylljes së vizitës në Tiranë, Dendias ka thënë se “Vendoswm dakordwsi për të cuar çështjen e detit në Hagë. Kjo nuk ka ndodhur, sepse Presidenti nuk ka dhënë dakordësi. Kjo do jetë e realizueshme, kur Shqipëria të zgjedhë Presidentin e ri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *