Politikë
Negociatat/ Luan Rama: Nuk është koha për festë, por për dialog politik

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama e cilësoi vendimin e parlamentit gjerman si një mesazh reflektimi për politikën shqiptare.
Reklamë
Në një deklaratë për mediat, Luan Rama theksoi se duhet dialog politik dhe frymë bashkëpunimi mes forcave politike me qëllim plotësimin e kushteve ndërsa I bëri apel qeverisë se ende nuk ka ardhur koha për të festuar.
“Vendimi i parlamentit gjerman, mesazh për reflektim në politikën shqiptare. Nuk është koha për festë, po për reflektim të përgjegjshëm. Dialog politik, dhe frymë bashkëpunimi për plotësimin e kushteve. Integrimi europian, prioritet kombëtar që nuk duhet penguar nga interesat e pushtetit”
Vazhdo të lexosh
Reklamë




