Subscribe

Ministrat e Jashtëm të Shteteve antare të BE nuk kanë arritur një vendim unanim për ti thënë një “PO” të qartë Tiranës dhe Shkupit në hapin e radhës drejt integrimit.

 

Ministrja e Jashtme e Finlandës në një konferencë për shtyp me komisionerin për zgjerimin, Johannes Hahn u shpreh se dy shtete ishin kundër hapjes së negociatave për të dyja vendet dhe 25 pro.

 

TYTTI TUPPURAINEN

MINISTRE E JASHTME E FINLANDES

“Presidenca jonë ka punuar vërtët shumë fort për të arritur një vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Fatkeqësisht sot nuk u arrit dakordësia për një vendim unanim dhe më vjen shumë keq për këtë por debati I sotëm vlejti për të kuptuar qëndrimin e vendeve antare mbi këtë cështje. Eksploruam të gjitha mundësitë në tavolinë, edhe mundësinë për t’i ndarë shtetet sipas meritës, por kjo nuk ishte e suksesshme.”

 

Ndërsa komisioneri Hahn e quajti takimin e sotëm si një dështim dhe thyerje të besueshmërisë së qytetarëve ndaj unionit.

 

“Nuk më pëlqejnë takime të këtij lloji, pa rezultate. Kjo e sotmja nuk ishte një ditë lavdie pasi nuk arritëm një marrëveshje. Jemi në vend numëro dhe më vjen shumë keq për këtë sepse është një rast I përsëritur. Jemi në një moment për të cilin nuk ndihemi krenar. Kjo do të dëmtojë besueshmërinë tonë në Ballkan, nuk u treguam të aftë të mbrojmë territorin tonë të brendshëm prandaj nuk duhet të surprizohemi nëse forca të tjera ambicioze ndërhyjnë në rajon.”

 

I pyetur nga gazetarët nëse ky vendim është rezultat i problemeve të brendshme në union apo dy vendet nuk kanë përmbushur kërkesat e parashtruara nga këshilli, Hahn nënvizoi se Tirana dhe Shkupi i kanë kryer plotësisht detyrat e shtëpisë.

“Vazhdoj të mbetem optimist dhe kam shpresë se në fund të kësaj jave, liderët e shteteve do të marrin vendimet e duhura për të përmbushur detyrimet tona ndaj qytetarëve. Shqipëria dhe Maqedonia e veriut kanë përmbushur reforma shumë të vështira. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë dhe të mos i zhgënjejmë pritshmëritë e qytetarëve, pasi ky është detyrimi jonë.”

Edhe ministrja finlandeze nënvizoi se diskutimi në këshill do të jetë më i gjerë.

 

Negociatat do të diskutohen në nivelin më të lartë. Lideret to ta diskutojnë në një kontekst më të gjerë. Kjo më jep arsye të jem optimiste. Shumica e vendeve anëtëre ishin pro. Jo sepse është në interesin e BE, sepse por populli në shqipëri dhe maqdonine e veriut e dëshiron këtë. Europa ka është angazhuar për këtë dhe tani duhet t‘i respektojë detyrimet.

 

Komisioneri Hahn dhe ministrja Tupurainen nuk dhanë informacion se cilat ishin dy shtetet kundër hapjes së negociatave, por ata i bënë thirrje liderve të shteteve antare që të tregohen të drejtë në vednimarrjen e tyre këtë fundjavë dhe të mos e dëmtojnë perspektivën e zgjerimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *