Negociatat, Kashahu: BE i tha “jo” Edi Ramës, ai dështoi si lidership
Tek refuzimi i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut opozita sheh të jenë vertetuar shqetësimet e saj.
Për partinë demokratike mos dhënia e dritës jeshile për Tiranën dhe Shkupin është dështim personal i kryeministrit Edi Rama.
Për të folur në lidhje me aksionin opozitar këtë të premte në edicionin qendror lajmeve në Vizion Plus ka qenë sekretari për marrëdhëniet ndërkombetare në partine demokratike, Arben Kashahu.
Kashahu nga edicioni i lajmeve në Vizion Plus është shpehur se i vetmi fajtor për përgjigjen negative të marrë për hapjen e negociatave është Edi Ramë dhe qeveria e tij. Ka ardhur momenti që ai të marrë përgjegjësinë dhe të japë dorëheqjen.
Sipas jush ishte e pritshme moshapja e negociatave ?
Të gjitha ishin të pritshme, hapja e negociatave me kushte do të ishte rasti më i mirë i hapjes së negociatave për Shqipërinë, verdikti më pozitiv për vendin, por BE vendosi ti thotë jo Edi Ramës. Ne e konsiderojmë “jo” ndaj një njeriu ndaj një personi që prodhoi, shumë azilantë për BE kryesisht për Francën, shpopulloi Shqipërinë, prodhoi krim dhe korrupsion, drogë për BE-në dhe dështim total si lidership.
Megjithatë si Gjermania, ashtu edhe krerët e institucioneve të BE-së këmbëngulin që nuk ishte faji i dy vendeve, si i lexoni deklaratat e Merkel, Tusk dhe Hahn ?
Gjermania ka retashuar fajij e qeverisë në 9 kushte të miratuara nga Bundestagu gjerman. Do të veçoj disa kushte të reja, si ai i përgjegjësisë së Shqipërisë për të filluar hetimet për të gjithë politikanët dhe personat e tjerë të përfshirë në krim elektoral një kusht i paprecendentë i targetuar dhe prerë qartësisht për një person që është Edi Rama i cili është dhe personi që ndalon dhe pengon fillimin e hetimeve që punojnë për të dhe që janë të përfshirë në krimin elektoral. Sepse ju e kuptoni se reaksioni zinxhir të çon te ai vete. Gjermania e ka njohur Shqipërinë përmes këtyre kushteve dhe deklaratat e Tusk, Hahn dhe Merkel janë një tregues se shtetet anëtare të BE kanë një perceptim, dhe vizion më të qartë se vetë Komisioni Evropian ndaj kanë marrë dhe përgjegjësinë për të drejtuar ata fatin e negociatave duke ja hequr KE këtë shans.
Nuk mendoni se moshapja e negociatave ishte rrjedhojë e problemeve të BE-së?
E e dëgjuam bashkarisht presidentin Macron, i cili qartësoi se problemet e brendshme të BE janë si pasojë se nuk është vepruar drejt fillimisht i është hapur mundësia e lëvizjes së lirë vendeve pastaj është vijuar me procesin e integrimit. Mundësia e lëvizjes së lirë bëri që Shqipëria të prodhojë numrin dy të azilantëve në të gjithë botën për Francën, arsyeja që Macroni publikisht ishte se vendi ynë prodhon sa azilantë për ta dhe nuk mund të vijohet më pa e ristrukturuar këtë fakt. Më shumë duhet të merremi me arsyen e refuzimit të Shqipërisë dhe jo me atë të problemeve të BE që po përpiqet që të bëjë qeveria. Atë që nuk kuptoj është se si nuk e gjen ndërgjegjen kombëtare ky person për të marrë përgjegjësinë dhe për të fituar nga koha e humbur të dorëhiqet dhe ti hapë rrugë vendit për në BE.
Kancelarja Merkel tha se unioni do të merret sërish me këtë çështje përpara samitit të Zagrepit në pranverë, kur mendoni se mund te vendoset përfundimisht fati i negociatave ?
Fatmirësisht perspektiva evropiane e vendeve të BE-së është një realitet, ky këshill nuk doli me përfundimin se do të ndërpresë procesin e negociatave por doli me konkluzionin e paketuar nga kancelarja Merkel, që perspektiva është e qartë dhe në konkluzionin e presidentit Macron që saktësoi se Shqipëria nuk përqafon principet tona. Mesazhi është i qartë, nëse qeveria shqiptare do të kishte bërë ato që opozita ka disa vite që me intensitet i përforcon dhe ato që u përkthyen në kushtet e Bundestagut gjerman do të ishim në një situatë tjetër. Shqipëria ishte delja e zezë për Maqedoninë e Veriut nuk pati vërejtje.
PD e shtyu në një fare mënyre përshkallezimin e aksionit opozitar për argumentin për të mos dëmtuar negociatat, si do të vijojë tashmë aksioni i opozitës ?
Jo vetëm kaq, PD-ja përmes partive të saj si motra CDU/CSU ka bërë aktin më të rëndësishëm ka lobuar me këto parti gjermane për të shtyrë fort drejt besimit gjeman, që në fund dhe e fituam që ishte i mbështetur nga ne. PD-ja më me besim do të vijojë tu thotë të vërtetën shqiptarëve dhe do ti udhëheqë ato drejt realizimit zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe një qeverisje evropiane një familje që ajo e meriton.




