E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Negociatat/ Basha: U dëshmua që BE mbështet Shqipërinë! Tani gjithçka në dorën tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të ministarve të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Reklamë

Lideri demokrat e ka cilësuar vendimin për dy vendet e Ballkanit Perëndimor një dëshmi që BE mbështet Shqipërinë. Ai shtoi se tani është në dorën tonë për përmbushjen e kushteve të vendosura.

 

“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre”, shkruan Basha.

 

Ministrat e vendeve te BE vendosën këtë të martë të ndezin dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Lajmin e dha ministri gjerman, Michal Roth.

Vazhdo të lexosh

Reklamë