E premte, 25 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Negociata për emrin e Maqedonisë, Nimiç: çështja mund të zgjidhet vitin e ardhshëm

Çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, mund të zgjidhet vitin e ardhshëm. Kështu është shprehur ndërmjetësi i OKB-së ,Metju Nimiç pas takimit në Bruksel me negociatorin e Maqedonisë, Vasko Naumovski dhe atë të Greqisë, Ademantios Vasilakis.

 

Sipas Nimiç, takimi i cili vjen pas një pauze 3 vjeçare, do të pasohet nga negociata të vazhdueshme gjatë 3 muajve të ardhshëm. Ai u bëri thirrje palëve për bashkëpunim.

 

Ende nuk dihet nëse “Maqedonia e re”, do të jetë përfundimisht emri i ri i Maqedonisë. Megjithatë, kryeministri Zoran Zaev është shprehur me herët se ende nuk është mbajtur një takim për këtë propozim. Ndërsa shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotcias është se çështja shumëvjeçare e emrit do të marrë fund  në gjysmën e parë të vitit 2018.

Vazhdo të lexosh

Reklamë