E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 35 sekonda më parë
Sport

Nedim Bajrami show, gola dhe asist në fitoren me përmbysje të Empolit

Kuqezinjte ishin protagonist në javën e fundit të kampionatit Italian.

 

Reklamë

Pas golit të Manajt me fanelën e Spezias, dhe rikthimit si titullar të Strakoshës në portën e Lacios, e hëna rezervoi të tjera emocione.

 

Kjo për meritë të fantazistit të kombëtares sonë Nedim Bajrami, I cili shënoi një gol dhe dha një asist në duelin që Empoli fitoi me përmbysje 3 me 1 kundër Udineses.

 

 

Friulanet në fakt kishin shënuar të parën në duelin e vlefshëm për javën e 16 të kampionatit italian, falë një perle të Delofeut.Pjesa e parë u mbyll me këto shifra ndërsa toskanet përmbysen gjithcka në pjesën e dytë. Fillimisht barazoi Stojanovic.Pastaj erdhi radha për shoun e Bajramit. Fillimisht goli I përmbysjes 2 me 1 në minutën e 60 pas një aksioni të gjatë të vendasve.

 

Më tej një asist për Pinamontin në rastin e golit të tretë. Një paraqitje për tu festuar pas disa ndeshjesh radhazi ku ai kishte humbur vendin e titullarit.

 

Nota 7.5 për të nga mediat italiane, më e larta për Empolin, ndërsa Ujkani dhe Ismajli qëndruan në stol. Në duelin tjetër që mbylli javën e 16 dhe që u tranmetua në Tring, Kaljari dhe Torino u ndanë në barazim 1 me 1. Etrit Berisha qëndroi sërish në stol tek skuadra e Torinos.

Vazhdo të lexosh

Reklamë