Subscribe

Për të vrarë 32-vjeçarin Endri Mustafa në Shkodër, ka bashkëpunuar edhe një 15-vjeçar. Ky fakt del në dritë nga njoftimi i policisë, që sqaroi se i mituri është vënë në pranga, së bashku me një 26-vjeçar, Edison Arazi.

 

Ky i fundit, akuzohet se ka patur dijeni për ngjarjen, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet edhe lëndë narkotike.

 

Kurse 15-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Licin, 28 vjeç, që është shpallur në kërkim, ka ekzekutuar Endri Mustafën.

 

Pasi kishte tri ditë i humbur, trupi i tij i pajetë u gjet mëngjesin e të hënës në zonën e Livadheve në Shkodër.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *