Subscribe

Prej vitesh Shqipëria po vizitohet jo vetëm për zonat turistike po dhe për shërbimet mjekësore qe ofron me çmime me te ulëta se vendet fqinje.

 

Turizmi dentar është i njohur tashme ne Tirane. Këta te rinj nga Italia pasi kane kryer kontrollet dentare kane vendosur te dhurojnë edhe peme për gjelbërimin e kryeqytetit.

 

“Jam shumë entuziast për gjithë miqtë që na kanë ardhur, kryesisht turistë italianë, që vijnë këtu për një kujdes shumë të specializuar mjekësor, për turizëm, e sigurisht edhe për të lënë diçka mbrapa në qytet. Ndaj, u jam shumë mirënjohës për të gjitha pemët e dhuruara”.

 

Veliaj vlerësoi faktin qe turistet e huaj zgjedhin Tiranën  edhe për turizmin dentar si një mundësi e mire për ekonominë e qytetit.

 

 “Një qytet që është mendje-hapur, që është zemërhapur, që i mban dyert e hapura, ku njerëzit flasin gjuhë të huaja, ku kultura e shërbimit është dinjitoze, është qytet i së ardhmes. Ne kemi nevojë për njerëz që kalojnë kohë në Tiranë, jo vetëm për ata që bëjnë një xhiro në sheshin “Skënderbej” dhe pastaj largohen. Kemi ende shumë për të bërë si bashki, edhe me sipërmarrjet fantastike që po sjellin një lloj të ri turizmi në vendin tonë, që është turizmi mjekësor”.

 

Sipas te dhënave nga klinikat dentare, numri i qytetarëve të huaj qe vijnë ne Tirane për shërbime stomatologjike është rreth 100 paciente  ne  muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *