E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Në pushtet që prej vitit 1994/ Lukashenko betohet papritmas si President i Bjellorusisë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko është betuar për një mandat të ri, tha agjencia zyrtare e lajmeve Belta. Inaugurimi u krye në mënyrë të papritur dhe pa një njoftim paraprak.

Në një situtaë normale, ceremonia, do të publikohej paraprakisht si një rast i madh shtetëror. Por, pretendimet e Lukashenkos se fitoi zgjedhjet  e 9 gushtit shkaktuan javë të tëra protestash në Minsk, pasi opozita e akuzoi atë për manipulim masiv të votave.

“Belta” tha se në ceremoninë e betimit morën pjesë qindra njerëz.

Bjellorusia po përballet me mundësinë e sanksioneve të SHBA dhe Bashkimit Evropian mbi zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të 9 gushtit.

Hetuesi i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara Anais Marin tha javën e kaluar se më shumë se 10 mijë njerëz ishin “arrestuar në mënyrë abuzive” që nga zgjedhjet, ndërsa qindra të tjerë janë torturuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë