Mali i Zi është në pritje të krijimit të qeverisë së re. Por udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, njëherësh kandidati i mundshëm për kryeministër, Dritan Abazoviç është shprehur i zhgënjyer me faktin që procesi për krijimin e kabinetit të ri është shumë i ngadaltë.
DRITAN ABAZOVIÇ
UDHEHEQESI I LEVIZJES QYTETARE URA, MAL I ZI
“Nuk e kuptojmë pse duhet të nxitojmë për këtë. Besoj se shoqëria jonë po piqet në mënyrë demokratike, por, dinamika nuk është përshpejtuar aq sa do të doja. Por ndjej se po bëhet njëfarë përparimi dhe besoj se, pavarësisht nga dallimet tona, më në fund mund të arrijmë një marrëveshje.”
Për sa i përket kandidaturave për kryeministër, Abazoviç ka sqaruar se secili mund të jetë në krye të qeverisë nëse arrin mbështetjen e duhur.
DRITAN ABAZOVIÇ
UDHEHEQESI I LEVIZJES QYTETARE URA, MAL I ZI
“Nuk jam dikush që ka të drejtën ekskluzive për të marrë një mandat për të formuar një qeveri. Nëse dikush tjetër do të mund të formonte shumicën prej 77 deputetësh, unë do të isha i pari që do ta uronte.”
Në rast së dështon marrëveshja për krijimin e një qeverie, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.





