Subscribe

Pas masave të prezantuara për komunitetin e  biznesin, kryeministri Rama njoftoi këtë të mërkurë se qeveria do të indeksojë pensionet.

Gjatë një komunikimi online me disa anëtarë të kabinetit qeveritar, ministrja e financave bëri të ditur  se ky vendim do të jetë gati në javën e parë të prillit dhe ka një efekt financiar prej 2.5 mld lekë.

 

Anila Denaj

 

Ministrja e Financave

 

 

Ne e kemi premtuar për muajin prill, kemi filluar punën, fondi është 2.5 mld lekë të reja për 2020, jemi në proces dhe besoj arrijmë në atë kohë që ne premtojmë. Ne e përfundojmë këtë javën e parë të muajit prill.Ndërsa dorëzimi i bilanceve nga fundi i këtij muaji shkon në fund të korrikut. Jemi duke përgatitur VKM përkatëse dhe do ta depozitojmë për njoftim ditën enjte.

 

 

Kreu i qeverisë apeloi se shërbimet duhet të orientohen drejt pensionistëve, të cilët nuk duhet të dalin nga shtëpia, ndërkohë që kërkoi më shumë reagim nga ana e policisë por edhe ushtrisë për të mos lejuar të moshuarit të rrinë jashtë dhe të shoqëruar.

 

Kryeministri Rama dhe Ahmetaj sqaruan edhe një shqetësim që lidhet me kopshtet private, nëse përfitojnë apo jo nga paketa financiare e qeverisë për pagesat e punëtorëve.

 

Arben Ahmetaj

 

Ca janë me përgjegjësi tatimore dhe nën 14 mln lekë qarkullim futen tek bizneset private dhe përfitojnë automatikisht nga paketa financiar, vendimin e së cilës po e mbyllim sot në darkë dhe në fillim të prillit të bëhen të gjitha pagesat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *