4 ditë përpara finales se UEFA Champions League ne Kiev kundër Liverpul, Reali  ka zhvilluar stërvitjen e fundit me dyer te hapura ne Madrid.

 

Pyetja qe ngacmon me shume ne këto momente është: A ka me shume uri skuadra angleze se kampionet ne fuqi te Europes? Por për Zinedin Zidan nuk ka dyshime: “Ne jemi Reali i Madridit dhe gjithmonë kemi dëshirë për diçka akoma me shume”.

 

Por për teknikun francez problem me i madh është ai i formacionit ne Sensing qe do te detyrohet te beje zgjedhje te dhimbshme.

 

Si shembull duhet te zgjedhe qe nga minuta e pare, dy mes pesë lojtareve Bale, Benzema, Isco, Asensio e Lucas Vascez.

 

Është pjesa me e dhimbshme e punës tone është justifikuar Zidan pasi për këtë finale kane punuar te gjithë. Zizu lavdëroi punën e mire te Gareth Bale duke vlerësuar edhe kombinimin Benzema, Ronaldo. Duke paralajmëruar Liverpulin se Reali dëshiron te rishkruaje historinë dhe kurrë nuk është i kënaqur.

 

Java me e rëndësishme ne kampin kundërshtar.

 

I dëmtuar ne muajin mars dhe deri 10 dite me pare as qe mendohej, një nga pika me te rëndësishme te te kuqeve Emre Xhan i është rikthyer stërvitjes.

 

“Reali ka lojtarë më ekspertë se ne” – ka bere te ditur Jurgen Klop, por ne futboll eksperienca nuk është gjithçka. “Ne jemi një grup i forte dhe kolektivi ynë është forca jone”.

 

Edhe lojtaret e Liverpulit i janë përgjigjur me te njëjtën monedhe kundërshtarit.

 

Finalja e Kievit është një nga ndeshjet me te rëndësishme ne karrierë. Skuadra i ka mundësitë ti shkaktoje probleme kampioneve ne fuqi dhe pse jo te ngrejë trofeun e UEFA Champions League.

 

Finalja e turneut prestigjioz do te luhet te shtunën ne orën 20:45 dhe do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne Vizion Plus dhe platformën Tring.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *