E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Në pikëpyetje “valixhja” e Trump

Ilustrim · Vizion Plus

 

Për herë të parë në më shumë se katër dekada, Kongresi Amerikan po shqyrton autoritetin e presidentit Donald Trump për të nisur një luftë bërthamore.

 

Senatorët janë shprehur të shqetësuar nga sjellja impulsive dhe e paqëndrueshme e presidentit Trump në vazhdën e shkëmbimit të mesazheve kërcënuese me liderin e Koresë së Veriut.

 

Sipas procedurave ekzistuese presidenti konsultohet paraprakisht me udhëheqësit ushtarakë dhe civilë për fillimin e një lufte bërthamore, por ai zotëron autoritet absolut në marrjen e vendimit përfundimtar.

 

Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit, Bob Corker pas një seance dëgjimore tha se kërcënimet e Trump për rivalët globalë mund ta vendosin vendin “në rrugën e Luftës së Tretë Botërore”.

 

Dy ligjvënës demokratë, Ted Lieu dhe Ed Markey, kanë paraqitur secili nga një projektligj që do të ndalonte presidentin të urdhëronte një sulm bërthamor parandalues, pa patur më parë një deklaratë lufte nga Kongresi.

 

Megjithatë, projektligjet nuk kanë përparuar në axhendën e Kongresit që kontrollohet nga republikanët.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh