Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 April 2026
Vizion fokus

Trump merr pjesë në bisedimet SHBA–Liban–Izrael në Washington

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për krijimin e...

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu siç kërkojnë...

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite! Kalaja: Është...

Kikia: Rama dhe Berisha kanë ndërruar role, komike situatat...

Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërrohet...

Alibeaj: Shqipëria të krijojë kushte për investimet e Perëndimit,...

Kalaja: SPAK ka bërë hapa pas nën drejtimin e...

Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën këmbësori

Kikia: SPAK nën drejtimin e Brahos është bërë më...

Një në tetë vdekje në Evropë lidhet me ndotjen

8 Shtator 19:51

Një në tetë vdekje në Evropë mund të lidhet me ndotjen. Sipas një raporti të ri nga agjencia e mjedisit në BE, faktorë të tillë si ajri dhe ndotja e zhurmës, si dhe cilësia e dobët e ujit dhe ekspozimi ndaj kimikateve, kontribuan në 13% të të gjitha vdekjeve.

 

Raporti gjithashtu vuri në dukje se komunitetet më të varfëra dhe njerëzit në nevojë ishin më të goditur nga ndotja.

 

“Nevojitet një veprim i fortë për të mbrojtur më të rrezikuarit. Ekziston një lidhje e qartë midis gjendjes së mjedisit dhe shëndetit të popullsisë sonë. Të gjithë duhet ta kuptojnë se duke u kujdesur për planetin tonë ne jo vetëm që po shpëtojmë ekosisteme, por edhe jetë”, tha Komisioneri i Mjedisit në BE, Virginijus Sinkevicius.

 

Raporti nga agjencia me bazë në Kopenhagen zbuloi se një total prej 630,000 vdekjesh të parakohshme në BE ju atribuuan faktorëve të mjedisit në 2012, viti i fundit për të cilin të dhënat janë në dispozicion.

 

Ndotja e ajrit kontribuoi në 400,000 vdekje vjetore, me ndotjen e zhurmës që çoi në vdekjen e 12.000 personave. Vdekjet e tjera ishin të lidhura me motin ekstrem.

 

“Njerëzit janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta në çdo kohë, përfshirë ajrin, ujin dhe ndotjen e zhurmës dhe kimikatet, të cilat kombinohen dhe në disa raste veprojnë në unison për të ndikuar në shëndet”, thuhet në raport.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ndotja e ajrit shkakton vdekjen e miliona njerëzve nëpër botë çdo vit dhe përbën një të tretën e viktimave nga goditja në tru, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës.

Një raport tjetër i OBSH-së për ndotjen e zhurmës, ndërkohë, vuri në dukje se ai kontribuoi në problemet e zemrës duke rritur presionin e gjakut dhe hormonet e stresit.

 

Por kishte edhe disa anë pozitive në raportin e agjencisë. Aty thuhet se vdekjet e parakohshme të lidhura me ndotjen e ajrit kishin rënë nga 1 milion në 1990 dhe gjithashtu vuri në dukje se cilësia e ujit në pjesën më të madhe të Evropës po përmirësohet.

 

Agjencia tha se ka ndarje mes vendeve të Evropës Lindore dhe Evropës Perëndimore për ndikimin që ka ndotja e ajrit në vdekjet e qytetarëve.

 

“Në Norvegji dhe Islandë këto vdekje janë në masën 9%, kurse në Shqipëri dhe në Bosnje-Hercegovinë 27%.”

 

Vende të tjera të goditura rëndë përfshijnë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë.

 

Agjencia rekomandoi që të shtohen hapësirat e gjelbra, të krijohen kushte gjatë valëve të nxehtësisë, të menaxhohen më mirë përmbytjet dhe të zvogëlohet ndotja e zhurmës. Gjithashtu, studiuesit kërkojnë që të ulet trafiku rrugor.

 

Posted Under:
Bota Kryesoret Shkencë
Tagged:
Evrope Ndotje trafik vdekje Zhurmë

Nga e njëjta kategori

Trump merr pjesë në bisedimet SHBA–Liban–Izrael në Washington

më shumë...

Alibeaj: Puna e SPAK e shkëlqyer, profesionistë dhe të pavarur politikisht

më shumë...

Trump: Nuk kam asnjë nxitim për marrëveshjen, do arrihet kur të jetë e përshtatshme!

më shumë...

“Negociatat me BE-në në ritmin e duhur”, Kuko: Synimi për anëtarësim deri në 2030 mbetet realist!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:07

Trump merr pjesë në bisedimet SHBA–Liban–Izrael në...

10:50

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për...

10:48

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu...

10:46

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite!...

10:33

Kikia: Rama dhe Berisha kanë ndërruar role,...

10:12

Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE...

9:54

Alibeaj: Shqipëria të krijojë kushte për investimet...

9:49

Kalaja: SPAK ka bërë hapa pas nën...

9:48

Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën këmbësori

9:47

Kikia: SPAK nën drejtimin e Brahos është...

9:40

“Shqipëria, vend me korrupsion galopant”, Kaziaj: SPAK...

9:29

Alibeaj: Puna e SPAK e shkëlqyer, profesionistë...

9:25

Aksioni i fundit i SPAK, Petraj: Sekuestrimet...

9:14

Trump: Nuk kam asnjë nxitim për marrëveshjen,...

8:24

“Negociatat me BE-në në ritmin e duhur”,...

8:09

Deputetët e PD bllokojnë foltoren e Kuvendit,...

7:59

Ministri izraelit: Po presim dritën jeshile të...

7:46

Zelensky: Kredia e BE do të na...

7:26

Numri i të vdekurve në Gaza shkon...

7:18

Kriza brenda qeverisë britanike, Starmer nën presion...

Më të klikuarat

  • Vanesa komenton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthu...
  • Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të papritura në dashuri d...
  • Tiranë/ 28- vjeçarja gjendjet e pajetë në apartamentin me qi...
  • Arjan Ndoja dëshmon në gjyqin për atentatin e Shkozetit: Jam...
  • Rama ndan pamjet nga vizita në Greqi: Ditë e ngrohtë në Athi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.