E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Në Moskë vdiqën 5 mijë njerëz më shumë në maj se një vit më parë

Mourners attend a burial ceremony of a coronavirus victim at a cemetery on the outskirts of Moscow on May 15, 2020. (Photo by Kirill KUDRYAVTSEV / AFP) (Photo by KIRILL KUDRYAVTSEV/AFP via Getty Images)

Moska raportoi 15.713 viktima nga koronavirusi gjatë majit. Referuar autoriteteve shëndetësore, kjo do të thotë se krahasuar me një vit më parë, muajin e kaluar në kryeqytetin rus kanë vdekur 5.260 njerëz më shumë.

Reklamë

Zyrtarët thonë se në këtë statistikë kanë përfshirë “madje edhe rastet më të debatueshme”, duke shtuar se vetëm në 2,757 raste koronavirusi është regjistruar si shkaku kryesor i vdekjes.

Reklamë

Numri zyrtar i vdekjeve të Covid-19 në Rusi ka qenë relativisht i ulët në krahasim me vendet me numër të ngjashëm të infeksioneve të përgjithshme dhe vëzhguesit kanë vënë në dyshim metodat zyrtare të numërimit.

Në fund të majit, zyrtarët e Moskës rishikuan numrin e vdekjeve COVID-19 për prillin, duke rritur numrin e dokumentuar të vdekjeve që i atribuohen koronavirusit në 1.561 nga 636 që ishin më parë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë