E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 21 minuta më parë
Video · Kulturë

“Në konak” koncert i Ansamblit Folklorik të Tiranës

Kjo është vetëm pak nga atmosfera që do të krijohet në Muzeun Historik Kombëtar. Këngë e valle të interpretuara nga ansambli i Tiranës, si në një konak mikpritës. Është kjo mënyra që ka zgjedhur Teatri i Metropolit për të mbyllur sezonin artistik.

 

Pasi ka ofruar 6 premiera për të rritur e më shumë se 4 tituj për të vegjlit, skena e Metropolit ka zgjedhur që në këtë konak plot traditë të mos sjellë vetëm Shqipërinë e mesme, por ansamblit të tyre ti bashkohet edhe isopolifonia e jugut dhe vallet plot ritëm të veriut.

 

Reklamë

Mihal Kaçi është një i ri që i është bashkuar grupit të isopolifonisë në Tiranë, e tregon se njëlloj si në jug pret që edhe në kryeqytet të duartrokitet kjo kryevepër e trashëgimisë botërore.

 

Koncerti do të mbahet mbrëmjen e kësaj të enjteje në ambientin e jashtëm të Muzeut Historik Kombëtar për të manifestuar përmes traditës një vit artistik që Teatri i Metropolit mbyll, për të rinisur sërish në shtator.

Më shumë video

Reklamë