E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Në koma që prej muajit gusht/ Ndërron jetë 22-vjeçarja nga Kenia

Ka ndërruar jetë në Kenia 22-vjeçarja Joy Ayoko që u dhunua barbarisht në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga e ëma, Ruth Abongo.

 

 

E reja u largua nga Shqipëria në fund të janarit për t’u mjekuar në vendlindjen e saj. Ajo ndodhej e shtruar në spitalin e Traumës që prej muajit gusht të vitit të kaluar.

Reklamë

 

 

22 vjeçarja u dhunua dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë. Që atëherë keniania ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik.

 

 

Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga kjo ngjarje ende nuk ka asnjë emër konkret të dyshuar nga autoritetet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë