E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 16 minuta më parë
Bota

Në kërkim të pengjeve, SHBA rifillon fluturimet me dron mbi Gaza

Rockets are fired from the Gaza Strip toward Israel on November 13, 2019. - Exchanges of fire triggered by Israel's targeted killing of a top militant in Gaza raged for a second day today and showed little sign of easing as the Palestinian death toll surged to 23. (Photo by Anas BABA / AFP)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rinisën këtë të enjte fluturimet me dron mbi Gaza në mbështetje të përpjekjeve të Izraelit për gjetjen e pengjeve. Lajmi bëhet i ditur zëdhënësja e Pentagonit, Lisa Laërence në një deklaratë për mediat.

 

 “Në mbështetje të përpjekjeve për rikuperimin e pengjeve, SHBA-ja ka rifilluar fluturimet e paarmatosura të UAV-ve mbi Gaza dhe ne vazhdojmë të ofrojmë këshilla dhe ndihmë për të mbështetur partnerin tonë izraelit ndërsa ata punojnë për rikuperimin e pengjeve”, tha zëdhënësja e Pentagonit.

 

Reklamë

Izraeli dhe SHBA-ja nisën vëzhgimin me dronë mbi Gaza për javë të tëra përpara armëpushimit të përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit.

Po ashtu, qeveria britanike njoftoi të shtunën se do të fillojë gjithashtu të kryejë fluturime vëzhgimi mbi Mesdheun lindor dhe Gaza për të ndihmuar në gjetjen e pengjeve, mes të cilëve edhe shtetas britanikë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë