Vendi
EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë, pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 45-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve” është arrestuar në Vlorë.
Policia bën me dije se ditën e djeshme në lagjen “Rilindja”, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Renald Gjini, 45 vjeç, banues në Vlorë.
Reklamë
Gjini ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bolonja, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet e 10 muaj burg, për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, sipas legjislacionit penal italian.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma janë në bashkëpunim të ngushtë për procedurat e mëtejshme të ekstradimit./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




