Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 July 2026
Vizion fokus

Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen në Ankara

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason studiuesi: Ja...

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e Thaçit dhe...

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë për...

“O Fatos mos na lë në baltë…”, biseda e...

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën me Fatos...

Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si kalova nga...

“Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te selia e...

“Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me dhimbje i...

“Ne i vendosëm kushtet”/ Si e rrëzoi SHBA-ja Maduron nga pushteti dhe po e merr kontrollin e Venezuelës

4 Janar 10:09

“Ne i vendosëm kushtet. Presidenti Trump i përcakton kushtet.”

Me këto fjalë, sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, përshkroi mënyrën se si pritet të zhvillohen ditët e ardhshme në Venezuelë pas arrestimit të presidentit Nicolás Maduro.

Sipas deklaratave zyrtare, pas muajsh kërcënimesh, presioni dhe përgatitjesh, Shtetet e Bashkuara ndërmorën veprime konkrete. Komando të forcës elitare Delta Force, duke përdorur informacione nga burime të CIA-s, kanë lokalizuar dhe arrestuar Nicolás Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores.

US officials release more images of Maduro following his capture from Venezuela. pic.twitter.com/tXey1tXwNS

— Hamdah Salhut (@hamdahsalhut) January 4, 2026

Ndërsa Maduro (dhe gruaja e tij), të cilët kërkoheshin nga Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhattanit për trafik droge, posedim armësh dhe akuza për komplot, u transferuan në Nju Jork, Venezuela po zien. Në Karakas, njerëzit janë në rrugë. Ndërsa disa festojnë dhe të tjerë protestojnë arrestimin e Maduros, shumica janë të shqetësuar për të ardhmen.

Rodriguez dhe trilleri

Ndërkohë që Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të do ta “administrojnë” Venezuelën derisa të realizohet një tranzicion i sigurt, i ligjshëm dhe i drejtë i pushtetit, Gjykata e Lartë e vendit u mblodh në mënyrë të jashtëzakonshme dhe emëroi zëvendëspresidenten aktuale, Delcy Rodríguez, në postin e presidentes së përkohshme, pas rrëzimit të Nicolás Maduro. Pikërisht këtu nis një tjetër “thriller” politik.

Presidenti amerikan la të kuptohej se ekziston një linjë komunikimi me Rodríguez, duke deklaruar se ka biseduar me Marco Rubio dhe se ajo “është gati ta bëjë Venezuelën sërish të madhe”.

Megjithatë, në fjalimin e saj publik, Rodríguez nuk dha shenja që konfirmojnë një koordinim të tillë.

56-vjeçarja, vajza e ish-guerrilasit të majtë dhe themeluesit të partisë Liga Socialiste, Jorge Antonio Rodríguez, duke folur në televizionin shtetëror të Venezuelës, kërkoi nga SHBA prova se Nicolás Maduro është gjallë, kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij dhe të bashkëshortes së tij dhe e quajti Maduron “presidentin e vetëm të Venezuelës”.

Ajo e përshkroi arrestimin si një “rrëmbim barbar dhe të paligjshëm” dhe si “sulm ndaj pavarësisë së Venezuelës”.

Ndërsa burime bëjnë me dije se aktualisht janë në zhvillim bisedime mes zyrtarëve amerikanë dhe Rodríguez lidhur me mënyrën se si ajo do të qeverisë vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve, analistët vlerësojnë se mospërputhja mes deklaratave të saj dhe atyre të mëparshme të Trump lidhet me faktin se ajo iu drejtua kryesisht opinionit të brendshëm, duke synuar të afrojë mbështetësit çavistë.

Orët dhe ditët në vijim pritet të tregojnë nëse ekziston një përçarje reale dhe nëse ajo mund të kapërcehet, apo nëse kemi të bëjmë me një ndarje të plotë, për të cilën Trump ka paralajmëruar se SHBA-të janë të gatshme të ndërmarrin edhe një sulm të dytë.

Të hënën para gjykatësit

Maduro pritet të deklarohet i pafajshëm, me qëllim fitimin e kohës, ndërsa procesi gjyqësor mund të zgjasë deri në dy vjet, megjithëse autoritetet amerikane synojnë një procedurë “ekspres”. Juristë amerikanë shpjegojnë se nëse Maduro përpiqet të përdorë argumentin e shkeljes së traktateve ndërkombëtare, siç kishte bërë dikur udhëheqësi ushtarak i Panamasë, Manuel Noriega, rezultati do të jetë po aq i pasuksesshëm.

Ky është edhe shkaku, theksojnë ata, pse Marco Rubio nxitoi të deklarojë se Maduro nuk është president i zgjedhur ligjërisht dhe se “administrata e mëparshme Trump, administrata Biden, kjo administratë Trump, vendet evropiane dhe të tjerë nuk e njohin Maduron si presidentin real dhe legjitim të Venezuelës”.

Nafta dhe tranzicioni nën ndikimin amerikan

Një tjetër pikëpyetje lidhet me atë se çfarë do të thotë kalimi i Venezuelës nën ndikimin amerikan, pasi Donald Trump e lidhi ndërhyrjen e SHBA-së me rezervat gjigante të naftës së vendit. Pas arrestimit të Madurros dhe bashkëshortes së tij, Trump deklaroi se SHBA-të do ta “administrojnë” Venezuelën deri në një tranzicion politik, duke theksuar se kompani të mëdha amerikane të naftës janë të gatshme të investojnë miliarda dollarë për rindërtimin e infrastrukturës.

Venezuela zotëron rezervat më të mëdha të naftës në botë, çka, sipas Trump, do të thotë se përfshirja amerikane nuk do të ketë kosto për SHBA-në, pasi do të financohet nga të ardhurat e ardhshme të prodhimit të naftës. “Ari i zi” shfaqet kështu si element kyç i strategjisë së tij, me synimin e kontrollit të çmimeve globale të naftës, në dëm të Rusisë, ekonomia e së cilës varet nga nafta, por edhe të Kinës, industria e së cilës mbështetet te nafta venezueliane.

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Maduro Venezuelë

Nga e njëjta kategori

Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen në Ankara

më shumë...

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

më shumë...

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK? Krasniqi i zbulon në libër

më shumë...

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë për mbështetjen ndaj Iranit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:41

Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen...

10:27

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është...

10:17

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason...

10:09

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e...

10:08

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në...

9:56

“O Fatos mos na lë në baltë…”,...

9:43

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën...

9:30

Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si...

9:23

Truri rinohet duke mësuar më shumë gjuhë...

9:19

“Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te...

9:14

“Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me...

9:07

Njihuni me cilësitë që i karakterizojnë njerëzit...

8:23

Franca rihap ambasadë në Damask

8:04

Zelensky në takimin me Rutte: Sistemet Patriot...

7:21

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë...

7:21

“O ma, o ma”, nëna e 17...

7:12

“Gënjeshtër me bisht akrepi”, Rama: Shteti dha...

6:59

Rutte: Rusia po derdh gjithë buxhetin në...

6:42

EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet...

6:27

“E dua shumë”, Trump zbut tonet ndaj...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • “O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së dhunuar: Nuk do t’i fal...
  • EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçare...
  • Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.