Subscribe

Të paktën 84 fëmijë janë shpëtuar nga “kthetrat” e pedofilëve brenda 3 muajve, ndërsa të paktën 180 persona të dyshuar se shisnin fëmijë për seks online nga 24 shtete, janë arrestuar.

 

108 të tjerë u prangosën në Amerikën Latine.

 

Gjatë një operacioni kundër trafikimit të fëmijëve ku u angazhuan më shumë se 1000 oficerë, Byroja Federale e Hetimeve dhe Qendra për fëmijët e Zhdukur, u zbulua se shumë prej të arrestuarve i shisnin fëmijët për seks online.

 

Operacioni vjen në fund të një hetimi gjashtë mujor, i cili përfshinte zyrtarë amerikanë dhe evropianë të emigracionit. Hetuesit kanë gjetur më shumë se 150,000 skedarë që përmbajnë video dhe imazhe me përmbajtje pornografike me fëmijë të shpërndara në faqe të errëta të internetit.

 

Autoritetet shprehen se pedofilët përdorin teknika të sofistikuara për t’iu shmangur hetimeve.

 

Operacioni 4 ditor i koduar me emrin “Cross Country 9”, u zhvillua në disa hotele, kazino, rrugica të braktisura dhe në faqe internet. Ai është përpjekja e 14 për të shpëtuar qindra fëmijë nga pedofilët.

 

Autoritetet amerikane shprehen se ky fenomen do të vazhdojë. Por ajo që ka ndryshuar me kalimin e kohës, janë vendet dhe mënyrat e trafikimit të fëmijëve. Hetuesit u bëjnë apel prindërve t’i kontrollojnë fëmijët e tyre në faqet e internetit që shikojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *