E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Shtetasit e arrestuar janë A.K., 60 vjeç dhe M.Xh., 24 vjeç, banues në Cërrik, si dhe shtetasi I.M., 50 vjeç banues në Elbasan.

 

Reklamë

Sipas policisë 60 vjeçari dhe 24 vjeçari u arrestuan pasi u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

 

Ndërsa shtetasi I.M, 50 vjeç u arrestua pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë