E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Në garë përballë Bashës/ Zbulohen emrat e dy kandidatëve të tjerë për kryetar të PD-së

Grupi për PD-në do të shpallë të premten dy emra të tjerë që do të garojnë përballë Lulzim Bashës për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

 

“Vizion Plus” mëson se bëhet fjalë për demokratët Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi, të cilët janë ndër zërat më kritikë të Bashës, pas humbjeve të njëpasnjëshme të zgjedhjeve.

 

Deri tani në garë ishte vetëm Fatbardh Kadilli. Zgjedhjet për kryetar në PD do të mbahen në datën 13 qershor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë