Kandidatja për deputete e PS në Tiranë, Najada Çomo tregoi këtë të martë se ndonëse është në garë, aktivitetet politike për të janë të pakta.

 

Gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Çomo u shpreh se diçka të tillë nuk ja lejon detyra tjetër që ka, lufta ndaj pandemisë.

 

“Jam në frontin e pandemisë, nuk jam shkëputur asnjë ditë, edhe pse jam lançuar si kandidate për deputete. Janë shumë të pakta akvititetet e mija politike sepse anghazhimi im maksimal do të jetë në betejën me COVID. Isha e vlerësuar dhe e surprizuar, jam e bindur në vendimin që kam marrë për të qenë pjesë e skuadrës së PS.”

 

E pyetur nga gazetari Aleksandër Furxhi nëse e sheh veten pjesë të kabinetit qeveritar nëse PS fiton zgjedhjet, Najada Çomo e mohoi diçka të tillë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *