Subscribe

Në Shqipëri ka nisur vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19, ku të parët që do ta marrin këtë shërbim janë punëtorët shëndetësorë, që do pasohen nga policët dhe shërbyesit e tjerë publikë, si dhe të moshuarit apo grupet që konsiderohen më të rrezikuarat. Në mesin e personave të parë që u vaksinuan ishte kryeministri Edi Rama, drejtoresha e spitalit infektiv të Tiranës, Najada Çomo dhe mjeku infektolog, Pëllumb Pipero.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka deklaruar se në javët në vazhdim pritet të mbërrijnë rreth 40 mijë doza. Si rrjedhojë, mund të mbyllet kështu vaksinimi i personelit mjekësor.

“Javës që vjen do të ketë një sasi vaksinash 10250, që mbërrijnë në Shqipëri. Dhe pas një jave, 10-ditësh, besoj, sepse është e vështirë të përcaktosh datën, pritet një tjetër me 30750. Të dyja sëbashku janë diku te 40 mijë doza. Po bëhen përpjekje të jashtëzakonshme për të marrë sasi të vaksinave dhe besoj që në këtë fashë që ne thamë, mund të mbyllet personeli mjekësor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *