E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Në ditën e fundit të fushatës/ Agron Shehaj, demokratëve: Mos rrini, dilni në votim!

Në ditën e fundit të fushatës brenda Partisë Demokratike, kandidati për kryetar, Agron Shehaj u bëri thirrje demokratëve të ushtrojnë të drejtën e votës.

 

Shehaj tha në rrjetet sociale se çdo demokrat duhet të votojë që PD-ja të rikthehet në ditët e saj më të mira.

 

“Secili nga ju, nëse keni kartë anëtarësie apo jeni në listën e votuesve të partisë, ka të drejtë të votojë ditën e dielë. Askush, asnjë komisioner dhe asnjë komision, nuk ka pushtetin t’ju heqë të drejtën e votës ditën e dielë, sepse këtë të drejtë ua jep Statuti i partisë. Koha kur mund t’ju quanin armik, t’ju përjashtonin apo t’ju hiqnin votën për mendimet tuaja ndaj udhëheqësit e partisë, vdiq ditën që lindi Partia Demokratike. Mos rrini, dilni në votim. Votoni ndryshimin, që ta kthejmë Partinë Demokratike në ditët e saj të mëdha, në ditët kur ajo ishte #PartiaQëFiton.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë