E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Në çdo aks nacional ka radarë”/ Policia arreston 42 shoferë, pezullon 219 patenta

42 drejtues mjetesh përfunduan në prangat e policisë, nga të cilët 18 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore pezulloi 219 leje drejtimi, nga të cilat 123 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në dyfishin e normës së lejuar), 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 31 për qarkullim në sens të kundërt.

 

Reklamë

Policia u bëri thirrje përdoruesve të rrugës që të zbatojnë rregullat sepse çdo aks nacional monitorohet me radarë.

 

“Në çdo aks rrugor nacional dhe qendra urbane në  24/7 ka radarë, patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë