E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Vendi

Në “arrest shtëpie”, Pajtime Fetahu paraqitet në SPAK, do të merret në pyetje

Pak kohë pasi u lirua nga burgu për shkaqe shëndetësore, ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu është paraqitur në SPAK këtë të martë për t’u marrë në pyetje.

Më 19 shtator 2025, Gjykata e Posaçme ndryshoi masën e sigurisë për Fetahun, nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Ish gjyqtarja u arrestua me urdhër të SPAK më 25 nëntor 2024, pasi emri i saj doli në dy dosje të rëndësishme.

Ajo ishte përfshirë në organizatën kriminale të Çopjave, si dhe në grupin e Suel Çelës në Elbasan.

Fetahu akuzohet se ka favorizuar bandat me vendimet e saj, duke konsumuar veprën penale të korrupsionit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë