Subscribe

Për dy ministret e qeverisë Belinda Balluku dhe Anila Denaj në aeroportin Nënë Tereza do të nisë një etapë e re, ku përfitues direkt do të jenë qytetarët, por edhe shteti.

Kontrata e re me pronarë shqiptarë, u miratua në komisionet parlamentare, ben te ditur Vizion Plus.

Në të parashikohet shtyrja e koncesionit deri në 2040, ndërsa do të kryhen një sërë investimesh si dhe do të reduktohen tarifat e biletave ajrore. Por nga do të vijë ulja e çmimeve?

 

 

“Fillimisht kemi një angazhim të koncesionarit të ri për të ulur tarifën e pasagjerit. Nga ana tjetër do të liberalizohen shërbimet në tokë, pra parkimi, furnizimi me karburant, etj.. Këto do të jenë elementë që do të ndikojnë në një konkurrencë edhe më të madhe, çka do të sjellë tarifa më të lira”, shpjegoi Balluku.

 

Pjesë e investimeve prej 99 mln euro do të jetë edhe zgjatja e pistës, çka do të thotë që i hap rrugë uljes së avionëve trans-oqeanikë. Ky fakt do të ndikojë një hapjen e linjave të reja direkte me shtete përtej Europës, shton Vizion Plus.

Prej më shumë se dy vitesh qeveria ka ushtruar çdo presion që koncesionari kinez por jo vetëm edhe atij gjerman, të kryejë investimet e parashikuara, në rritjen e sigurisë, por sipas ministreve qeveria ka patur duart e lidhura pasi kontrata nuk parashikonte penalitete.

 

“Për herë të parë kemi një kontratë me penalitete të qarta në rast të mos zbatimit të saj sipas afateve të parashikuara deri në heqje të të drejtës së koncesionet.”  

Aeroporti i vetëm ndërkombëtarë u dha me koncesion ne 2005. Në 2016 u arrit marrëveshje për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve, duke shtyre zgjatjen e tij deri në 2027. Tashmë afati zgjatet për herë të dytë me 13 vite.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *