E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Apeli liron Iljaz Labin

Gjykata e Apelit te Krimeve te Renda ndryshoi masën e sigurisë per ish zv/drejtorin e burgjeve Iljaz Labi. Nga masa arrest me burg, Labit iu caktua ajo e arrestit shtëpiak. Vendimi u mor pas kërkesës se Prokurorisë, e cila nga ana e saj kërkoi lirimin e ish- zv/drejtorit dhe caktimin e masës, detyrim paraqitje. Labi u arrestua disa muaj më parë dhe sipas prokurorisë, akuzohet për korrupsion.

 

Ish-drejtuesi i burgjeve u vu në pranga pas dyshimeve për abuzime me tenderin e ushqimeve. Për të njëjtën dosje, pak kohë më parë u arrestua dhe Artur Zoto, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Organi i akuzës sqaroi se mbi të rëndon vepra penale e korrupsionit pasiv për abuzim në tendera dhe se arrestimi erdhi pas hetimit të tenderit të ushqimit në burgje për të cilin prej kohësh mbahej i arrestuar Iljaz Labi.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë