E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ndryshon formula e Superiores, tani nuk bien më vetëm dy ekipe

Ndryshon formula per kategorine superiore duke nisur nga sezoni i ardhshem.

Ne mbledhjen e rradhes komitetit ekzekutiv i FSHF vendosi qe pervec vendeve  9 dhe 10 mund te zbrese nga kategoria edhe nje skuader tjeter. Komiteti Ekzekutiv miratoi ndeshjen Play Out mes vendit te tete dhe ekipit qe do te fitoje finalen mes vendeve te dyta ne grupet A dhe B të kategorisë së parë.

Nderkohe qe nga ky sezon nga kategoria e pare ne te dyten do te bien kater skuadra, dy nga grupi A dhe po kaq nga grupi B .

Ne mbledhjen e rradhes se Komitetit Ekzektutiv  eshte vendosur edhe ultimatum per kater skuadra te superiores pasi nuk plotesojne kushtet financiare per te qene pjese e gares sipas të gjitha rregullave.

Reklamë

Deri në datën 31 korrik katër klube, Flamurtari, Vllaznia, Luftetari dhe Tirana duhet të përmbushin detyrimet e tyre si shlyerja e futbollisteve ,stafit por edhe rregullimi bilanceve ne klubet respective.

Në rast te mos permbushjes se detyrimeve për klubet mund të ketë masa drastike si mos licensimi për sezonin e ri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë