Ambasada Gjermane në Tiranë njoftuar rregullat e reja për persona që aplikojnë për një takim për intervistë me qëllim punësimin në shtetin gjerman.

 

“Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 09.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të caktimit të orareve të aplikimit të ambasadës të shprehin interesin e tyre për procedurën e shortit.

Mes të gjitha kërkesave të regjistruara përmes një shorti kompjuterik do të përzgjidhet, se kush do të marrë një orar aplikimi për periudhën janar deri fillim shkurti 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e disa personave”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

Njoftimi i plotë:

Për shkak të kërkesës tejet të lartë për orare aplikimi për vizë me qëllim punësimin sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, e cila e tejkalon ndjeshëm numrin e orareve që mund të vihen në dispozicion, dhe me qëllim sigurimin e mundësive të barabarta për një orar aplikimi, që prej dhjetorit 2021 këto orare do të caktohen përmes një procedure të përmuajshme shorti.

 

Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 09.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të caktimit të orareve të aplikimit të ambasadës të shprehin interesin e tyre për procedurën e shortit.
Mes të gjitha kërkesave të regjistruara përmes një shorti kompjuterik do të përzgjidhet, se kush do të marrë një orar aplikimi për periudhen janar deri fillim shkurti 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashme Federale në Berlin nën mbikqyrjen e disa personave.

 

Lutemi të regjistroheni vetë dhe me qetësi për procedurën e shortit dhe bëni shumë kujdes në hedhjen korrekte të të dhënave tuaja.
❗ Informacione të rëndësishme:
🔺 Regjistrimet e shumëfishta përjashtohen.
🔺 Ndryshimi i mëvonshëm i të dhënave të regjistruara është i pamundur.
🔺 Kalimi i orarit të aplikimit tek një person tjetër nuk lejohet.
🔺 Regjistrimi i mëhershëm nuk ka përparësi kundrejt një regjistrimi të mëvonshëm.
🔺 Angazhimi i palëve të treta (p.sh. agjensive) nuk është i nevojshëm dhe nuk sjell asnjë përparësi.

 

Ambasada nuk cakton takime esktra, ndaj ju lutemi të hiqni dorë nga kërkesa të këtij lloji.
ℹ️ I Informacione të mëtejshme do të publikohen pas pak kohësh në faqen tonë të internetit. 👉 https://bit.ly/3HYUMyA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *