E martë, 22 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ndryshoi mbiemrin, vajza e Tom Cruise refuzon dhe pasurinë e të atit

Katie Holmes po vendos pikat mbi i në lidhje me financat e vajzës së saj Suri Cruise.

Holmes, 45 vjeç, ndau një postim në Instagram duke kundërshtuar një raport nga Daily Mail që pretendonte se 18-vjeçarja Suri ishte bërë milionere nga babai i saj Tom Cruise.

“Plotësisht e rreme,” shkroi Holmes mbi një pamje të artikullit. “Daily Mail ndaloni së shpikuri gjëra.”

“Mjaft”, shtoi ajo në mbishkrim.

Reklamë

Suri u rrit në qendër të vëmendjes, por larg babait të saj. Ajo vetë vendosi të ndryshojë mbiemrin nga Cruz në Noel, duke zgjedhur mbiemrin e nënës së saj, Katie (Noelle) Holmes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë