Subscribe

Edmond Stojku, deputet I opozitës parlamentare tha në emisionin n«Kapital» në Vizion Plus se  3 grupet opozitare mbështesin propozimet për ndryshime në Kushtetutë.

Opozita, sipas tij, kërkon hapjen e listave zgjedhore dhe ndryshime në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor.

 Po a beson Stojku se këto kërkesa do të mund të realizohen?

Fjala «e pamundur» ekziston vetëm në fjalorin e budallenjve. Ky sistem zgjedhor e ka kthyer Shqipërinë në dy bajraqe politike që ndërrojnë radhët në opozitë e qeveri. Opozita kërkon të hapë Shqipërinë, edhe Spanja nga është marrë modeli zgjedhor, i ka hapur listat.

Sa i takon zërave në media se maxhoranca ka bërë presion nga deputeteve të opozitës parlamentare, Stojku deklaroi:


“Është legjendë urbane, mbaj përgjegjësi për grupin tim parlamentar, nuk ka patur presion, nuk guxon askush të na bëjë presion.

 Sipas Edmond Stojkut, linja e shumicës së deputeteve të opozitës parlamentare është linja kombetare.

Shumica prej nesh nuk ka përfaqësi politike, nuk kemi linja politike të përcaktuara nga partitë dhe kryetarët.Kush të dojë të qeshë, linja jonë është linja kombëtare, ne jemi firmëtarët e tretë të pavarësisë së Shqipërisë.

Stopjku shtoi në “Kapital” se Rudina Hajdari vijon të jetë anëtare e Këshillit Politik ndërsa Murrizi kërkon të jetë bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm.

Myslim Murrizi është kryetari i ri i grupit parlamentar, prandaj duhet të përfaqësojë grupin demokrat në Komisionin e Posaçëm.

Stojku tha më tej se Rudina Hajdari e firmosi marrëveshjen për reformen zgjedhire vetëm për hir të marrëdhënies së Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *