Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha këtë të hënë në Kuvend se brenda muajit shkurt do të miratohen imazhet për paketat e duhanit. Këto imazhe që do të tregojnë dëmet që shkakton konsumi i duahnit në shëndet, do të zënë  65% të dy anëve të paketimit.

 

Imazhet e reja do te vendosen në paketat e cigareve dy vite pas miratimit

 

“Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit do të vendosë brend Shkurtit për fotot dhe paralajmërimet -pictorials- në paketimet e duhanit. Paralajmërimet e kombinuara tekst dhe figurë do të zënë 65% të faqes ballore të paketimit të duhanit dhe po ashtu të faqes së pasme, duke zbatuar Direktivën 2014/40 EU”, tha Manastirliu.

 

Pak muaj parë u miratuan amendimet në ligjin “Për mbrojtjen e Shëndetit nga produktet e duhanit”, duke përfshirë ndalimin e tij në ambientet e brendshme edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike, shisha, që konsiderohen po aq të dëmshme për shëndetin e popullatës.

 

Teksa e cilësoi një sfidë zbatimin e ligjit, ministrja paralajmëroi se do të ketë zero tolerancë për për shkelësit e ligjit.

 

“Sfida jonë sot është me zbatimin e ligjit të ri, në të njëjtën masë për duhanin dhe nënproduktet e tij me zero tolerancë për shkelësit e ligjit dhe për shkelësit që nuk I druhen gjobës së parë apo të dytë, me deri në 6-fishim të masës së gjobës për këdo që sfidon ligjin në dëm të shëndetit të populate”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *