Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka shpallur kabinetin e ri qeveritar, një kabinet ku vëmë re se janë ndryshuar më shumë se afro gjysmën e qeverisë.

 

Ndryshimet ishin paralajmëruar,  por duket se Rama i tejkaloi edhe parashikimet.   Ata që kanë qenë për shumë kohë shenjestër e akuzave të opozitës janë zëvendësuar nga emra te rinj deri edhe fare të panjohur.

 

Për të analizuar dhe folur në lidhje me emrat e rinj në kabinetin qeveritar në edicionin e lajmeve në Vizion Plus ka qenë analisti Skënder Minxhozi.

 

 

 “I habiti të gjithë edhe vetë ministrat” kështu thoni ju në shkrimin tuaj, çfarë ju befasoi më shumë tek kabineti i ri?

 

Emrat, postet, dhe përgjithësisht lista si e tërë, përveç ministrave që priteshin që të largoheshin që ishin në mes të dy krizave konkrete që ishte protesta e studentëve dhe ajo e protestës së Astirit. Ndërsa në pjesën tjetër ka një prurje partiake që është Braçe, Çuçi, Shalsi që janë figura partie janë deputetë janë zyrtarë të Partisë Socialiste, që kanë prezencë dhe kontribut të caktuar brenda forcës politike dhe këtu bëj një paratezë se qeveria duhet të jetë me përfaqësim politik nuk mund të jetë një qeveri teknike dhe pikërisht për këtë, pjesa tjetër e listës është ajo që ju kërkoni.

 

Sipas jush çfarë e ka detyruar Ramën të bëjë këtë hap duke zgjedhur njerëz pa profil politike ?

 

Unë mendoj se ishte surprizë, mendoj se Rama ka kërkuar që të ngatërrojë valët e tyre, që qeverinë e shohin si pengesa për të folur, protestuesve të opozitës, futja e ministrave që nuk kanë histori nga pas natyrisht në të gjithë aspektet negative që ajo mbart, edhe për mua është më shumë negative se positive, por ka një anë të caktuar përfitimi taktik që janë të paatakueshëm për momentin. Janë në hapat e parë të punës së tyre, njerëzit e panjohur ti nuk mund ti atakosh politikisht nëse ti je opozita nëse ti je rruga si protestues etj, nuk mund ti kërkosh diçka. Në qoftëse për këta tre ministrat që unë përmenda ose zv-kryeministrin partiak ka një CV nga pas ka një histori, ndërsa për pjesën tjetër të ministrave që janë të panjohur mungon jo vetëm historia por edhe subjekti i sulmit nga ana e kundërshtarit.

 

 

Dy antarë të kabinetit nga Kosova, përbën problem sipas jush për diplomacinë që do të drejtohet nga një i ri nga Kosova?

 

Për mua problem në këtë rast ka dy anë, problem ka anën e parë atë të largimit nga detyra të një ministri që ishte formatuar për nga detyra si një profesionist i mirfilltë në postin e tij, kishte bërë njohjen me profesionin dhe me dimensionet e profesionit të tij, njihte dhe kishte kontakte me një pjesë të madhe të homologëve jo vetëm të rajonit por edhe të kontinentit. Jemi një vend që përgatitemi për të marrë presidencën e OSBE-së dhe në këtë kuadër ne do të kemi detyrime të caktuara, dhe për pasojë kjo është pjesa e dytë e problemit, profile që zëvendësoi Ditmir Bushatin për mendimin tim nuk ka shumë lidhje, dhe kjo jo për shkak të pasaportës apo kombësisë pasi kjo nuk ka shumë lidhje por më së shumti kam përshtypjen për moshën e re të tij dhe kam frikë dhe me kapacitetin. Ministri i Jashtëm është një post i cili kërkon karizëm, profesionalizëm, kërkon njohje të problemeve të një game të gjërë të tyre shumë të komplikuara që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërkombëtare etj. Mendoj që është emërimi më problematic dhe që bën më shumë zhurmë se të tjerët.

 

Janë larguar ministrat më të akuzuar nga demokratët, a ka qenë kjo një lloj lëvizje edhe për të shuar aksionin e opozitës ?

 

Natyrisht është një taktike, por mendoj se pasi thanë kaq gjëra negative dhe kritike se natyrisht ka vend për kriticizëm ndaj listës së emërimeve unë do të thoja se ishte momenti i duhur i Edi Ramës për të ndërhyrë, ishte moment i duhur për të ndërhyrë edhe tek studentët me një reformë në arsim, e cila me një problematikë të arsimit të lartë e cila pas 11 VKM të qeverisë natyrisht që riformatohet dhe tregon se ka pika të dobëta dhe që ka shumë punë për të bërë dhe nga ana tjetër dhe me projektin e Astirit dhe me degëzimet e tij korruptive nxorri që ka një problematikë shumë të madhe që më pas u shtri edhe në degën tjetër të energjitikës. Pra punët publike titullari i dikasterit ka ose jo përgjegjësi konkrete ai është njeri politik dhe përfaqësuesi i institucionit ka përgjegjësi politike, pra nuk e shoh thjesht një lëvizje për sy e faqe të kryeministrit por shoh se është gjëja e duhur në momentin e duhur.

 

Erjon Brace një nga figurat e rëndësishme të Partisë socialiste për herë të parë në qeveri, si e shihni këtë ?

 

Mendoj se kjo është një nga notat positive të qeverisë e cila thërret në radhët e saj një përfaqësues partiakë nga ata më origjinalët dhe të pandryshueshmit. Një nga ata që mund të quhet si një socialist i vjetër, por pot a shohësh nga mosha nuk është i tillë por është i tillë nga vitet e militancës në parti dhe nga ajo që ai përfaqëson. Braçe është njeriu që e ka shoqëruar PS-në në të gjitha fazat e saj duke e shoqëruar fillimisht si profesionist i mediave dhe më vonë si parlamentar. Besoj se është një rekrutim me vlerë por duhet parë nëse Braçe do të mund të dalë nga korniza e ngushtë e zv-kryeministres paraardhëse e cila nuk mundi që ta tregojë profiling e saj për shumë arsye dhe Braçe duhet të shpenzojë shumë energji për të dalë disi edhe nga hija e kryeministrit, i cili natyrisht zëdhënësin e tij e eklipson me ose pa dashje me karizmin që ka.

Mund të na bëni një  parashikim për 2019-tën, si e parashikoni vitin e ri politik?

 

Kjo është më e thjeshtë që të fitosh një biletë llotarie, ashtu siç pritet do të jetë një vit elektoral, ne vitet i ndajmë elektorale ose jo duke qenë një vit I tillë do të jetë një vit me shumë gjallëri, turbulence, përplasje. Është një vit ku Rama do të përpiqet që të kalojë momentin e keq dimëror dhe kur gjithçka do ti besohet listave për kandidatët në Bashki. PS ka përballë këtë radhë një dyshe që do të kërkojë PD-LSI që do të duan të kalojnë momentin e krizës 2015-17 dhe do të mundohet që atë raportin 45/16 siç janë të ndara sot bashkitë e vendit në favor të PS, ta përmbysë disi por kjo do të ngelet për tu parë sidomos në bresin e bashkive të mëdha, që fillon në Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Korrcë ndërsa pjesa tjetër e vendit është pak a shumë e lexueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *