Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 May 2026
Vizion fokus

Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së, ata duhet...

Rubio: Hezbollah po përpiqet ta zhysë sërish Libanin në...

Sulmi rus në Kiev goditi edhe zyrën e OBSH-së,...

“Credins Bank” nxit përdorimin e kartave&POS, komoditet për bizneset...

Denoncimi: “Tatimet&doganat”, operacion fshesë para paqes fiskale

Apeli: Nëse nuk jeni gati, mos aplikoni për “Paqen...

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Ministria...

Netanyahu pas bisedës me Trump: Marrëveshja me Iranin duhet...

Mickoski: Nuk ka pengesa për përdorimin e gjuhës shqipe...

Netanyahu poston foto me Trump të krijuar nga Inteligjenca...

Ndryshimet në përditshmëri që mund t’ ju zgjasin jetën me 9 vjet

14 Janar 12:00

Një studim i ri sugjeron se edhe ndryshime shumë të vogla në dietë, aktivitet fizik dhe gjumë, kur bëhen së bashku, mund të zgjasin jetën deri në një vit. Ndërsa ndryshime më të mëdha dhe më të qëndrueshme në këto tre fusha mund të shtojnë më shumë se nëntë vite jetë, si dhe të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e saj.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore eClinicalMedicine, u udhëhoq nga Nick Koemel, studiues në fushën e aktivitetit fizik dhe shëndetit të popullatës në Universitetin e Sydney-t, Australi. Ai thekson se sjelljet e shëndetshme nuk duhet parë veç e veç, por si një paketë e përbashkët.

“Duke bërë përmirësime të vogla në disa sjellje njëkohësisht, presioni për të ndryshuar shumë në një fushë të vetme zvogëlohet, gjë që e bën më të lehtë ruajtjen afatgjatë të zakoneve të shëndetshme,” shpjegon Koemel.

Një model teorik, jo prova përfundimtare

Studiuesit analizuan të dhëna nga rreth 60 mijë persona në Angli, Skoci dhe Uells, pjesë e studimit afatgjatë UK Biobank. Pjesëmarrësit dhanë informacion për dietën e tyre, nivelin e aktivitetit fizik dhe gjumin, ndërsa një pjesë mbante edhe pajisje që matnin lëvizjen dhe pushimin.

Sipas modelit shkencor të përdorur, për njerëzit me zakone shumë të dobëta (pak gjumë, shumë pak aktivitet dhe dietë jo të shëndetshme), shtimi i vetëm 5 minutave gjumë, 2 minutave aktivitet fizik dhe gjysmë filxhani perime në ditë mund të shtonte rreth një vit jetë. Megjithatë, vetë autorët theksojnë se këto përfitime janë teorike dhe nuk tregojnë një lidhje të drejtpërdrejtë shkak–pasojë.

Profesori Kevin McConway, statistikant në Mbretërinë e Bashkuar, paralajmëron se metodat statistikore të përdorura janë të ndërlikuara dhe jo gjithmonë të qarta, ndaj rezultatet duhet interpretuar me kujdes.

Ushtrimet bëjnë diferencën më të madhe

Përfitimi më i madh u pa tek ata që kombinuan 42 deri në 103 minuta aktivitet fizik në ditë, 7–8 orë gjumë dhe një dietë shumë të shëndetshme, të pasur me peshk, drithëra integrale, fruta dhe perime. Ky kombinim lidhej me mbi 9 vite shtesë jetë dhe po aq vite pa sëmundje të mëdha kronike.

Sipas kardiologut parandalues Dr. Andrew Freeman, ushtrimet fizike janë faktori që ndikon më shumë. “Ushtrimi është eliksiri i rinisë,” thotë ai, duke theksuar se qëllimi nuk është të ushtrohesh vetëm për disa minuta, por të synosh 20–30 minuta aktivitet të moderuar çdo ditë, duke kombinuar kardio dhe forcë.

Fokus te mirëqenia, jo te numrat

Studiuesit sqarojnë se jetëgjatësia dhe shëndeti (vitet e jetuara pa sëmundje serioze si sëmundjet e zemrës, diabeti apo demenca) nuk janë e njëjta gjë. Edhe nëse shfaqen probleme shëndetësore më vonë, zakonet e shëndetshme lidhen me një jetë më të gjatë dhe më cilësore.

Në fund, mesazhi kryesor është i thjeshtë: nuk ka rëndësi vetëm sa minuta fle, sa hapa bën apo sa perime ha, por fakti që zgjedhje të përditshme të orientuara drejt shëndetit, të bëra në mënyrë të qëndrueshme, mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës për mirë.

Posted Under:
Anash Lifestyle
Tagged:
Aktivitet Fizik ushqime

Nga e njëjta kategori

Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së, ata duhet të pranojnë kushtet tona

më shumë...

Rubio: Hezbollah po përpiqet ta zhysë sërish Libanin në kaos

më shumë...

Sulmi rus në Kiev goditi edhe zyrën e OBSH-së, rëndohet bilanci nga goditja me dronë dhe raketa

më shumë...

Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:41

Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së,...

10:26

Rubio: Hezbollah po përpiqet ta zhysë sërish...

10:07

Sulmi rus në Kiev goditi edhe zyrën...

9:25

Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

8:48

“Credins Bank” nxit përdorimin e kartave&POS, komoditet...

8:28

Denoncimi: “Tatimet&doganat”, operacion fshesë para paqes fiskale

8:08

Apeli: Nëse nuk jeni gati, mos aplikoni...

7:57

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në...

7:32

Netanyahu pas bisedës me Trump: Marrëveshja me...

6:58

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

6:25

Mickoski: Nuk ka pengesa për përdorimin e...

6:00

Netanyahu poston foto me Trump të krijuar...

5:42

Tragjedi! Humb jetën një atlet, shkak temperaturat...

5:16

Trump: Nuk do të nxitohemi për marrëveshje...

4:57

VIDEO/ Policia hyn me forcë në selinë...

4:40

“Fest në sokak” në Gjirokastër, pesë ditë...

4:18

Presidenti iranian: Nuk synojmë armë bërthamore, por...

3:55

Von der Leyen: Përparim në bisedimet SHBA-Iran,...

3:05

Restaurohet “Nënë Tereza”, shtatorja në Qafë-Thanë kishte...

2:59

Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen...

Më të klikuarat

  • Nën efektin e alkolit i drejtoi armën shokut në kokë, detaje...
  • “Dy vite pa ty”, dedikimi prekës i Agron Llakajt për bashkës...
  • Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen të nd...
  • Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë së Bardhë: 21-...
  • Plagoset me armë 17-vjeçari, ngjarja ndodhi aksidentalisht n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.