E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ndryshimet në ligjin për GJK/ Vasili: Betimi i gjyqtarëve, te posta e lagjes

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ironizoi ndryshimet e bëra nga mazhoranca në ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Vasilit, PS po kërkon të spostojë presidentin dhe të bëjë betimin e gjyqtarëve kushtetues edhe tek posta e lagjes. Ai u shpreh në “Facebook” se kjo është diçka e pavlerë.

 

Reklamë

“Betimi i gjykatësve kushtetues si Self Servis nga Lana tek Posta e Lagjes! Pasi konsumoi nje banalitet të padëgjuar me betimin Self Servis imagjinar te Buza e Lanës të Arta Vorpsit, tani Rilindja sot po kërkon të shkruajë një tjetër faqe idiote në historinë e saj. Sot po kërkon të zëvendësojë betimin kushtetues te presidenti të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me betimin te Posta e Lagjes. Rilindja propozon betimin sërish si Self Servis vetësherbim), ku anëtari i Gjykatës Kushtetuese vetëbetohet, po vetë bën letrën e betimit, po vetë e çon në postë dhe sërish po vetë rrëmben zyrën. Trajektorja e trurit të vockël të Rilindjes së Edi Ramës kaq është….. nga Lana te Posta e Lagjes, më shumë s’i kërkojmë dot.”

 

Deputetët ndërhynë në ligjin e Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar më përsëritjen e rastit të Arta Vorpsit, të cilën presidenti nuk e thirri për të bërë betimin.

 

Sipas këtij ndryshimi, Meta ka vetëm 10 ditë kohë për të zhvilluar ceremoninë e betimit për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, në të kundërt ai bën betimin me shkrim, njofton institucionin e kreut të shtetit dhe nis zyrtarisht punë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë