Presidenti Ilir Meta, përmes zëdhënësit të tij, Ted Blushi e quan marrëzi dhe antiligjore miratimin e ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. 

Në një postim në “Facebook”, Blushi shkruan se kreu i shtetit thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të opozitës së bashkuar.


“Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar. 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të partive opozitare refuzuan të ishin pjesë e Kuvendit. Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare prej 18 muajsh, Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues. Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor.”

Presidenca theksoi se të gjithë duhet të distancohen nga “aventurierët dhe Haxhi Qamilët” dhe se e ardhmja europiane e Shqipërisë është alternative e vetme e të gjithë qytetarëve.

“Ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë. E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët! SHQIPËRIA E PARA!  SHQIPËRIA SI GJITHË EUROPA!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *