Në mbledhjen e Këshillit Politik mbajtur këtë të hënë, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiiknuri kërkoi nga opozita që të sjellë deri të premten propozimet për pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes së listës unike dhe aspektin procedurial i votimit për kandidatet ne kushtet e listave te hapura.

Sipas burimeve të siguruara, Gjiknuri ka theksuar që të nisin menjëherë nga puna, në mënyrë që t’i japin bazën ligjore te plote institucioneve qe te pergatisin zgjedhjet e 25 prillit.

“Ndryshimet kushtetuese tashme jane ne fuqi. I doni apo nuk i doni kjo eshte tjeter ceshtje. Kemi Kushtetuten ne fuqi dhe detyrimin per ta reflektuar ne Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj qe ne ditet e ardhshme, deri te Premten te sillni propozimet tuaja per: 1) pragun kombetar zgjedhor, 2) afatet e paraqitjes se listes unike nga aleancat dhe 3) si do kryhet aspekti procedurial i votimit per kandidatet ne kushtet e listave te hapura duke ruajtur kuotat gjinore.”

Gjiknuri i bën të qartë opozitës së ndryshimet kushtetuese janë në fuqi, dhe se tashmë mbetet detyrimi që të reflektohen në Kodin Zgjedhor.

“Kerkesa juaj per te kerkuar ne kete faze mendimin e ODIHR eshte e cuditshme kur jeni ju qe na detyruat qe te bejme nje marreveshje ne 5 Qershor e cila binte ne kundershtim me rekomandimin kyç te ODIHR qe ishte depolitizimi i administrates zgjedhore. Atehere nuk donit te pyesnit per ODIHR ndersa tani qenkeni kujtuar ti kerkojme mendim! Ne pranuam ate cka kerkuat ju ne 5 Qershor dhe firmosem bashkarisht pikerisht per te ju plotesuar juve kerkesat. Gjithesesi e kemi firmosur ate marreveshje dhe i kemi qendruar asaj plotesisht. Marreveshja e 14 Janarit thote se ndersa negociojme mbi rekomandimet e ODIHR dhe nuk  biem dakord atehere i drejtohemi ODIHR. Nuk kemi nje rekomandim per listat e hapura dhe as per ndryshimet ne kushtetute nga ODIHR ndaj nuk kemi cfare opinioni u kerkojme. Une ju them se jam i gatshem qe pasi te kemi permbyllur produktin e reflektimit te ndryshimeve Kushtetuese ne Kodin Zgjedhor, ti themi ODIHR se si e sheh. Qendrimi juaj i sotem synon qe te mos zbatohet Kushtetuta e Shqiperise dhe thoni hajdeni futemi ne zgjedhje me nje kod qe bie ndesh me Kushtetuten.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *