Komisioni i Venecias ka nisur konsultimet me faktorët politikë në Tiranë pas kërkesës se Presidentit Ilir Meta lidhur me çështjen e ndryshimeve të Kushtetutës në raport me Kodin Zgjedhor.

 

Sipas kreut të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ndryshimet e 5 tetorit janë të njëanshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën

 

Në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Nard Ndoka shpreson që këshillat e “Venecias” të jenë detyruese për Kuvendin e Shqipërisë.

 

“Kemi marrë sot një informacion me kontaktet që ka pasur Komisioni i Venecias mbi procedurat që janë ndjekur në Kuvendin e Shqipërisë. Këto procedura kanë nisur në kundërshtim me Kushtetutën, pasi vendi ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme. Komisioni i Venecias po e shikon me vëmendje prishjen e rregullave të lojës, ndryshimet që janë bërë në mënyrë të njëanshme dhe më shumë po shihet pjesa e legjislacionet. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, këshillat e tyre do të jenë detyruese për klasën politike shqiptare, Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka miratuar një ligj antikushtetues.”

 

Ndoka theksoi se qëllimi kryesor i opozitës së bashkuar është ndëshkimi i kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit.

 

“Jemi të qartë tashmë. Opozita do të jetë si një front opozitar, i bashkuar, siç kemi hartuar edhe një marrëveshje paraprake me të gjitha partitë opozitare me PD, që ka lidershipin e opozitës së bashkuar. Presim Venecian dhe reflektimin e mazhorancës dhe Ramës. Ata duhet ta kuptojnë që kanë bërë gabim. Kanë minuar frymën e besimit, konsensusin politik, rregullat e lojës. Nuk pres ndonjë reflektim, pres ndëshkimin e tyre më 25 prill. Qëllimi kryesor është largimi i “ramavirusit” nga pushteti. Forma e organizimit të opozitës janë të qarta për çdo subjekt politik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *