E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndryshime në komisariatin e Bulqizës

Vala e ndryshimeve në kupolat drejtuese të Policisë në Qarkun Dibër ka prekur edhe komisariatin e Bulqizës. ndonëse ndryshimet e para u bënë rreth 3 muaj më parë në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, Komisariatin e Dibrës dhe atij të Matit, mësohet se ndryshime ka pësuar edhe Komisariati i Bulqizës.

 

Kështu, në vend të Komisar Ilir Mustës është emëruar komisar Vilson Bala.

 

Reklamë

Ky i fundi ka mbajtur disa detyra në karrierën e tij duke nisur nga drejtues Komisariatesh në Peqin, Fier etj. Po ashtu mësohet se Bala kohët e fundit ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

 

Ilir Musta i cili drejtoi për disa muaj Komisariatin e Bulqizës, e ndërsa më parë ka qenë drejtues në komisariatin e Gramshit, Beratit etj, është transferuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë