Subscribe

Është gjithnjë përzgjedhës e punon gjithnjë me vepra që mund t’i realizojë së paku shumë mirë, ndaj edhe është në krye të jurisë së Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit. Ndriçim Xhepa vjen flet si kritiku i munguar e teatrit.

 

30% e veprave janë te mira, jane produkte qe duhet te duartrokiten pasi janë pare, ndërsa 70 % janë mesatare, nivel i dobët, e jo pak mediokre, disa. E them këtë për gjendjen në përgjithësi të teatrit, të shohim si do të jetë ky festival në prurje.

 

Pjesë e këtij festivali do të jenë edhe dy takime të tjera ku veprat që do të ngjiten në skenë, do të analizohen nga aktorë, regjisorë e kritikë që së paku sipas  Ndriçim Xhepës, duhet t’i thonë gjërat në sy, për të mos reaguar më pas në lidhje me vendimet e jurisë në rrjetet sociale.

 

I ftojmë në bisedat dhe analizat që do të bëjmë, të gjithë ata që duan të flasin pastaj nëpër Facebook për vendimet e jurisë. Le të vijnë ti shohin shfaqjet, le të thonë mendimin e tyre përballë regjisorëve, krijuesve e artistëve, jot ë luajnë një rol e të ikin pa parë të tjerët dhe pastaj të flasin në fb.

 

Edhe pse sipas tij ky festival duhet të realizohet çdo dy vjet, ka shumë elementë që duhen përmirësuar.

 

 E megjithatë Ndricim Xhepa thotë se rikthimi i Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, pas 22 vjetësh që kur e realizonte Vangjush Furxhi është një lajm i mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *