Subscribe

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka shprehur rezerva në lidhje me arrestimin e dy ish-deputetëve socialist, Arben Ndokës dhe Arben Çukos.

 

Gjatë mbledhjes së grupit që PS zhvilloi këtë të hënë, deputeti Ndreu u shpreh se ka rezerva për mënyrën sesi dy ish-deputetët e socialist u arrestuan nga policia.

 

Sipas Ndreut gjatë arrestimit të dy ish-deputetëve policia veproi me dy standarde.

 

 

“Nuk marr përsipër të gjykoj provat, por kam rezerva për mënyrën skandaloze të veprimeve, sjelljen skandaloze se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit si dhe praktikimin e dy standardeve. Një grup që quhet i parëndësishëm dhe merret prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret prokuroria e Krimeve te Renda. Duhet të shihen me qetësi këto gjera. Ne si force politikë nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e te vepruarit të prokurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme. Të presim verdiktin e drejtësisë e të flasim për të tjerat”

 

Arben Ndoka dhe Arben Çuko u arrestuan të dielën. I pari akuzohet nga policia për “Tjetërsim pronash” dhe “Falsifikim dokumentesh” ndërsa i dyti si i përfshirë në korrupsion pasiv ne kohen qe drejtonte burgjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *